Pochettino: Kundër Cityt më vështirë se ndaj Bayernit

Mauricio Pochettio e ka vlerësuar lartë skuadrën e Pep Guardiolas, Manchester Cityn.
Paris Saint-Germain e pret në shtëpi ekipin e Manchester Cityt për ndeshjen gjysmëfinale në UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline
Trajneri i PSG-së, Pochettino në konferencë për media tha se City është kundërshtar më i vështirë sesa Bayern Munchen.
“Të them të drejtën, nesër do të jetë më vështirë sesa kundër Bayernit”, ka thënë Pochettino.
Poch gjatë karrierës ka luajtur 16 ndeshje kundër Cityt me rekord: Pesë fitore, tre barazime dhe 8 humbje.
Takimi mes PSG-së dhe Manchester Cityt zhvillohet nesër nga ora 21:00./IndeksOnline/