75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 27 Prill 2021 / C E

Imran Khan me nismë të re, kushtëzon vendet perëndimore që të dënohet fyerja e Profetit Muhamed

Kryeministri I Pakistanit, Imran Khan është duke kërkuar nga vendet me shumicë myslimane që të bojkotojnë tregtinë me Perëndimin.

Sipas “Daily Mail”, udhëheqësi 68 vjeçar këtë po e bënë për t’i nxitur vendet e botës perendimore që të dënojnë fyerjet që bëhen për Profetin Muhamed, shkruan Indeksonline.

Ai tha se udhëheqësit e vendeve me shumicë myslimane duhet t’i bëjnë thirrje Perëndimit të “ndalojë së lënduari ndjenjat” e myslimaneve në të gjithë botën me ligjet e tyre aktuale të lirisë së fjalës.

Khan tha që fyerja e Profetit të Islamit duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë si mohimi i Holokaustit, e cila është një krim në disa vende evropiane.

Mënyra ime është të marr drejtimin e krerëve të të gjitha vendeve myslimane,” tha Khan në një fjalim të hënën.

Së bashku duhet t’i kërkojmë Evropës, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara të ndalojnë dëmtimin e ndjenjave të 1.25 miliardë myslimanëve siç nuk bëjnë në rastin e hebrenjve.”

“Unë dua që vendet myslimane të hartojnë një linjë të përbashkët veprimi mbi çështjen e blasfemisë me një paralajmërim të bojkotit tregtar të vendeve ku do të ndodhin incidente të tilla,” vazhdoi Khan. ‘Kjo do të jetë mënyra më efektive për të arritur qëllimin.’

Khan tha se Ministri i Jashtëm Shah Mahmood Qureshi tashmë ka diskutuar planin me katër ministra të jashtëm nga vendet me shumicë myslimane. /IndeksOnline/