75 Mall Live Search
14:31 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / k.v

Abdixhiku njofton ambasadorin norvegjez se cili është qëndrimi i LDK-së për dialogun Kosovë-Serbi

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për përkrahjen që i ka dhënë Norvegjia shtetit të Kosovës, si dhe e njoftoi atë për prioritetet, situatën e përgjithshme politike në vend, si dhe në veçanti për qëndrimin e LDK-së në raport me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërsa, Ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.