75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 29 Prill 2021 / OSH

Administrata Tatimore e Kosovës jep mijëra euro për “Sigurimin e veturave zyrtare”

Administrata Tatimore e Kosovës ka finalizuar një tjetër tender me kontratë.

Këtë herë, ky institucion financiar ka lidhur një kontratë për sigurimin e veturave të zyrtarëve të saj.

Për tenderin “Sigurimi i veturave zyrtare sipas kërkesave dhe nevojave të AK-së”, fillimisht janë ndarë 70 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Sipas prokurimit, tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Eurosig”, për 66.115,01 euro.

Tutje, bëhet me dije se në kuadër të njoftimit kanë qenë dy operator ekonomik që kanë ofertuar, derisa vlerësohet se operatori më i përgjegjshmi edhe ka nënshkruar kontratën./IndeksOnline/