Trajneri i Bayernit kritikon Kosovën: Nëse ka profesionista duhet shikuar e analizuar gabimet

Trajner i skuadrës së madhe gjermane, Bayern Munchen në hendboll, Fadil Kqiku ka kritikuar Kombëtaren e Kosovës.
‘Dardanët’ u mposhtën nga Mali i Zi (27-22) në ndeshjen kualifikuese për Euro 2022 në lojën e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve – Prishtinë.
Kqiku përmes rrjeteve sociale ka vlerësuar paraqitjen e lojtarëve ‘Dardanë’, por thotë se kjo lojë duhet analizuar mirë nëse ka njerëz profesionist, shkruan IndeksOnline
“Humbet rasti historik? Duhet shikuar mirë se cilët janë faktorët që erdhën deri te kjo humbje. Shpresoj të bëhet analizë e kujdesshme dhe profesionale (nëse ka profesionalizëm). Pse dështuam dhe sa ishin lojtarët e përgatitur në aspektin taktik e psikike. Dikush duhet të përgjigjet apo të analizohen gabimet (që ka shumë). Nuk duhet të vetëkënaqemi se luajtëm mirë dhe na mungojë fati, apo kundërshtari ishte me lojtarë më të mirë (se luajnë në ligat më të forta). Jo, jo – kundërshtari pat plan dhe taktikë. Ishte i përgatitur në detaje”, ka shkruar trajneri kosovar që vepron dhe punon në Gjermani.
/IndeksOnline/
