E ekspozoi revolen në rrjete sociale, gjakovarit i ndodh e papritura

Dje është arrestuar një person në Gjakovë. I njëjti kishte ekspozuar në rrjetet sociale një revole e cila është konfiskuar.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, shkruan Indeksonline.
“Gjakovë 28.04.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ekspozuar në rrjetet sociale një revole e cila është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullte”.