75 Mall Live Search
13:02 / E Enjte, 29 Prill 2021 / kutia

Shkarkimi i presidentit Meta, socialistët mbledhin grupin parlamentar

Socialistët janë të vendosur për të iniciuar shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Top Channel ka shkruar se e kanë mësuar që pritet të mblidhet grupi aktual parlamentar socialist nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen mundësitë reale për shkarkimin e presidentit.

Ndërkohë socialistët për ta bërë këtë kanë një problem ligjor. Ligji për komisionet hetimore dhe ato të posaçme e ndalon krijimin e tyre 4 muaj përpara përfundimit të mandatit aktual. Në të tilla kushte koha për të ngritur një komision hetimor nuk është në favorin e PS.

Megjithatë socialistët do të diskutojmë për rrugët alternative./tch/