Amerikanët korrigjojnë gabimin e sekretarit të NATO-s, i referohen Kurtit si “kryeministër”
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/04/ku4.jpg)
Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO ka përmirësuar njoftimin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, i cili Kurtit nuk iu referuar si kryeministër.
Deklarata e Stoltenbergut në Twitter nuk specifikon postin që mban shefi i ekzekutivit kosovar.
Mirëpo, i menjëhershëm ishte korrigjimi nga amerikanët. Ky mision ka shpërndarë njoftimin e këtij takimi, transmeton Indeksonline
SHBA-të përmes këtij shkrimi kanë rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën dhe rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.
“Sekretari Jens Stoltenberg mirëpriti sot në mëngjes kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në selinë qendrore të NATO-s. SHBA-të do të qëndrojnë përkrahë Kosovës për të vazhduar rrugën e saj drejt integrimit Euro-atlantik”, thuhet në shkrim. /Indeksonline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/04/nato-3.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/04/179976856_487865355969701_8107191282217431901_n.jpg)