Kurti konfirmon prezencën në takimin ku do të jetë dhe Vuçiqi

Kryeministri i vendit Albin Kurti nga konferenca e përbashkët me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josef Borrel, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në konferencën dhe darkën e përbashkët me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, raporton IndeksOnline.
Ai ka thënë se dialogu nuk është neglizhuar nga pala kosovare, e prandaj për këtë ka angazhuar zëvendësin e tij, zv/kryeministrin Besnik Bislimi.
“Dialogu nuk është neglizhuar nga ne, prandaj zëvendëskryeministri është i ngarkuar me këtë çështje. Unë do të vijë në mes të muajit maj, në Bruksel ku ju keni organizuar darkë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij, në këtë takim ku do të jetë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.