75 Mall Live Search
16:46 / E Enjte, 29 Prill 2021 / OSH

AAK fillon procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes një postimi ka dhënë një lajmërim.

Grupi parlamentar i AAK-së ka filluar procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, transmeton Indeksonline.

Sipas Tahiri kjo është një formë e ndihmëses ndaj bizneseve të prekura nga situate Covid 19.

Postimi i plotë:

Grupi Parlamentar i AAK-së do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, si formë ndihmese ndaj bizneseve të prekura nga situata me Covid-19.

Me amnistinë fiskale do të tentojmë që bizneseve të cilat kanë pësuar nga situata me pandemi, të iu lehtësohet operimi ekonomik, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i mëtejmë i tyre, i cili do rezultonte në thellimin e krizës ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës.

Njëherit, inicimi i këtyre masave lehtësuese për bizneset, ka qenë premtim i ish-deputetit Daut Haradinaj gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.