BIK-u në Podujevë i shtron iftar klubit të Llapit

Bashkësia Islame në Podujevë i ka shtruar iftar klubit futbollistik, Llapi.
Në një postim që ka bërë Llapi kanë falënderuar kryetarin e BIK-ut në Podujevë, Mensur Hoti dhe kryeimamin, Bekim Jashari, transmeton Indeksonline.
Klubi i Llapit janë në finale të Kupës së Kosovës ku do të luajnë kundër Dukagjinit.

Me një fitore, ata do të kualifikohen në kualifikimet për Evropa Ligë.
Postimi i plotë i KF Llapit:
Faleminderit kryetarit të Bashkësisë Islame në Podujevë, z. Mensur Hoti dhe kryeimamit, z. Bekim Jashari për respektin dhe iftarin e shtruar stafit dhe futbollistëve të KF Llapit me rastin e kualifikimit në finalen e Kupës së Kosovës.
Vazhdojmë të bashkuar
Faleminderit kryetarit të Bashkësisë Islame në Podujevë, z. Mensur Hoti dhe kryeimamit, z. Bekim Jashari për respektin…
Posted by K.F. Llapi on Friday, April 30, 2021