Agjenti i Haaland: Është e vështirë t’i thuash jo klubeve si Reali e Barcelona

Agjenti i Erling Haaland, Mino Raiola thotë se po diskutohet për të ardhmen e sulmuesit me shumë klube.
Sulmuesi norvegjez po kalon një periudhë të mirë me klubin e Dortmundit, ku ka shkëlqyer në çdo paraqitje, shkruan IndeksOnline
Për këtë interesim kanë shumë skuadra të mëdha, duke përfshirë edhe Realin e Barcelonën.
“Ai dëshiron të shënojë gola dhe të fitojë tituj. Kur vijnë klube të mëdha si Real Madrid dhe Barcelona, me kaq shumë histori dhe madhështi, është e vështirë të thuash jo”, është Raiola ai për Diario AS.
Pritet që shumë shpejt të vendoset për të ardhmen e Haaland.