Gjuajtja me armë në tregun e Mitrovicës/ Hoxhë Latifi pajton familjen e të plagosurit dhe dorasit

Muajin e kaluar në tregun e Mitrovicës pati gjuajtje me armë në tregun e pemëve dhe perimeve, ku një person mbeti i vrarë dhe një kalimtar i rastit mbeti i plagosur.

Sot, Hoxhë Latifi ka pajtuar familjen e të plagosurit, Abdullahu me familjen e dorasit, Asllani, transmeotn Indeksonline.
Njoftimin i hoxhës Fatmir Latifi:
Sot me datën 01.05.’21 ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve:
Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të Mitrovicës e fal plagesën: Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës.
Me respekt hoxha Fatmir!
/Indeksonline/