Pas Iftarit në Prizren ‘hallakamë’, s’ka maska e as distancë mes qytetarëve!

Qendra e qytetit të Prizrenit sonte ka qenë e mbushur përplotë me qytetarë.
Pas orës 22:00, Shatërvani i Prizrenit vështirë të kalohej, shkruan IndeksOnline.
Në një video të shkurtër të siguruar nga IndeksOnline, shihet si mos më mirë atmosfera e krijuar atje, të shtunën mbrëma.
Ndonëse IKSHPK vazhdimisht bën thirrje për respektim të masave mbrojtëse ndaj Covid19, në Prizren dukshëm një thirrje e tillë nuk po respektohet aspak. /IndeksOnline/