Aksident trafiku në Podujevë, dyshohet për të lënduar

Ka ndodhur një aksident trafiku rrugës për Batllavë.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen veturat e dëmtuara.

Përveç dëmeve materiale, dyshohet se ka persona të lënduar.
Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
