“Për 3 deri 5 euro llampa sinjalizuese rrezikohet komunikacioni”

Mos sinjalizimi është ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve në trafik, të cilat shpeshherë përfundojnë me fatalitet.
Sonte në magjistralen Zhur-Prizren, i rrezikuar nga ky veprim u ndje një qytetar i cili shqetësimin e adresoi te Indeksonline.
Ai tregoi që para vetes kishte një kamionetë e cila nuk kishte fare drita të sinjalizimit.
“Për 3 deri 5 euro llampa sinjalizuese rrezikohet komunikacioni si kamioneta në foto“, u shpreh qytetari./Indeksonline/

