75 Mall Live Search
15:47 / E Martë, 04 Maj 2021 / Blerim

Mourinho tregon pse iu bashkua Romës: Tifozët dhe ambicia e klubit më bëri t’i them ‘PO’!

Jose Mourinho zyrtarisht do të jetë trajneri më i ri i AS Roma. Menaxheri portugez ka firmosur kontratë deri në vitin 2024 me romakët.

Përmes rrjeteve sociale, ish-tekniku i shumë skuadrave – së fundi i Tottenham Hotpsur tha se pas një bisede me pronarët e klubit italian, vendosi t’i bashkohej Romës, shkruan IndeksOnline

“Pasi diskutova me pronarët dhe me Tiago Pinto, menjëherë e kuptova se sa e lartë është ambicia e këtij klubi. Kjo aspiratë dhe kjo lëvizje janë të njëjtat që më kanë motivuar gjithmonë dhe së bashku duam të ndërtojmë një rrugë fituese. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më binden që ta pranoja punën dhe mezi pres të filloj në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Jose Mourinho

Hera e fundit që Jose Mourinho ishte në Serie A, kishte fituar tripletën: Kupën e Italisë, Scudetton dhe Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/