75 Mall Live Search
21:13 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Një adoleshent brazilian vret me thikë dy fëmijë në shkollë dhe plagos një mësues

Një adoleshent brazilian pushtoi një shkollë në qytetin Saudades, në shtetin jugor Santa Catarina duke goditur për vdekje dy fëmijë.

Lajmin e ka konfirmouar një zyrtar i qeverisë lokale, duke treguar se sulmi ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit, raporton Reuters.

Silvia Fernandes dos Santos, një zyrtar i qytetit, tha se po vrasjes së dy fëmijëve edhe një mësues është plagosur rëndë.

Adoleshenti u përpoq të vriste veten pas sulmit, por u ndalua dhe më pas policia e dërgoi në spital.