75 Mall Live Search
22:55 / E Martë, 04 Maj 2021 / C E

Historike: City në finale të Ligës së Kampionëve, Mahrez djal “dukat”

Liga e Kampionëve e ka mësuar finalistin e parë të këtij sezoni.

Manchester City ka eliminuar PSG-në pasi e ka mposhtur me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales.

Skuadra e Pep Guardiolës ishte më bindëse dhe fitoi të dy ndeshjet 4-1 (1-2 dhe 2-0), shkruan Indeksonline.

Riyad Mahrez ishte padyshim ylli i ndeshjes, ku përveç se shënoi dy gola bëri edhe paraqitje perfekte.

Algjeriani golin e parë e shënoi në minutën e 11-të ku shfrytëzoi mjaft mi8rë një top të kthyer.

Mahrez shënoi edhe golin e dytë në minutën e 63-të pas një asistimi të Foden.

Nga minuta e 69-të, PSG mbeti me 10 lojtar pasi që u përjashtua me të kuq Angel Di Maria.

Në finale, Manchester City do të takohet me fituesin e ndeshjes Chelsea – Real Madrid.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me 29 maj në stadiumin Olimpik “Ataturk” në Stamboll.

Kjo është hera e parë e skuadrës angleze që arrin në finale të këtij kompeticioni. /IndeksOnline/