Besnik Bislimi merr dosjet e dialogut në Komision: Tregohet vetëm koha e mbajtjeve të takimeve

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka filluar raportimin e tij në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë për vizitën që pati në Bruksel, shkruan IndeksOnline.
Ai në raportim mori me vete edhe dosjen e dhënë nga emisari i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak dhe atë që i është dhënë nga qeveritë e kaluara.
Bislimi në këte Komision ka thënë se në dosje që i është dhënë nga Qeveria e kaluar tregohet vetëm koha e mbajtjes së takimeve duke mos dhënë detaje për punën që kanë bërë.
““Në këtë dokument, nuk ka asgjë konkrete, tregon kur kanë udhëtu në çfarë aeroplani, po nuk ka substancë asgjë. Nëse është diskutu cështja e të pagjeturve, unë mendoj se vec për atë cështje është dashtë me pas dokumente, kemi shku në Bruksel, sepse Lajcak është shprehur i gatshëm që të na dorëzojë të gjtha dokumentet, për këtë arsye unë kam udhëtuar më herët se delegacioni”, tha ai./IndeksOnline/