75 Mall Live Search
10:46 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / OSH

Pak para iftarit, vëllau e kanos me armë vëllaun në Skenderaj

Një person dje është arrestuar në komunën e Skenderajt rreth orës 19:25 pasi i njëjti kishte kanosur me armë zjarri vëllaun e tij, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të PK-së, kjo erdhi si rezultat i një mosmarrëveshjeje paraprake.

“Skenderaj, 04.05.2021 – 19:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti deri sa kishte një mosmarrëveshje me vëllain e tij mashkull kosovar e kishte kanosur me armë atë.

Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një revole pa fishekë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje./IndeksOnline/