Prizren/ Vëllau kërcënon me vdekje vëllaun, ndërhyn policia

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një kanosje në Prizren.
Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj vëllaut të tij, duke e kërcënuar edhe për vdekje, shkruan IndeksOnline.
“Prizren, 04.05.2021 – 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur me vdekje dhe ushtruar dhunë psiqike ndaj vëllait të tij mashkull kosovar si dhe familjarëve të tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/
/Foto ilustrim/