Kompanisë nga Lipjani i shkaktohet dëm i madh, dikush i ndërhyri në sistem kompjuterik

Një person ka informuar se dikush i ka ndërhyrë në sistemin kompjuterik të kompanisë dhe ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm në vlerë monetare.
Rasti është lajmëruar në polici të martën në orën 13:00, transmeton IndeksOnline.
Me urdhër të prokurorit, është hapur rasti hyrje në sistem kompjuterik ndërsa deri të mërkurën në mëngjes nuk është raportuar për identifikimin e të dyshuarve./IndeksOnline/