Bilanci i 24 orëve të fundit/Mbi 1 mijë gjoba trafiku dhe 53 aksidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në mbarë vendin janë shqiptuar për te gjithë ngasësit e trafikut e që kanë kryer kundërvajtje, mbi 1 mijë gjoba. Bëhet fjalë për saktësisht 1 mijë e 101 gjoba trafiku, transmeton IndeksOnline.
Tutje siç thekson raporti gjatë të martës janë regjistruar gjithsej 53 aksidente.
Prej tyre 35 me dëme materiale, ndërsa 18 me të lënduar.
Po ashtu gjatë ditës janë arrestuar 12 persona, ndërsa në mbajtje janë dërguar 9.
