75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / OSH

Gjakovari merr pazarin e ditës në vendin e punës, dhe ‘zhduket’ për disa ditë…

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një rast ‘keqpërdorim i besimit’.

Ditë më parë një person dyshohet të ketë marrë pazarin ditor nga pompa e derivateve ku edhe punonte, dhe nuk është lajmëruar më, shkruan IndeksOnline.

Pas disa ditëve të hetimit, policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë personin në fjalë.

 “KEQPËRDORIM I BESIMIT

Rr. Xhafer Lipoveci, Gjakovë, 28.04.2021 – 18:05. Me 04.05.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti me datën e incidentit kishte marrë pazarin ditor në pompën e derivateve dhe nuk ishte lajmëruar më. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia./IndeksOnline/