75 Mall Live Search
20:43 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / Blerim

Blutë e ‘kallin’ atmosferën jashtë stadiumit para ndeshjes Chelsea – Real Madrid

Skuadra e Chelseat luan gjysmëfinalen e dytë në UEFA Champions League kundër Real Madridit.

Tifozët s’kanë të drejtë të futen në stadium për ta përkrahur klubin e zemrës për shkak të masave të Covid-19, por ata s’i ndalon askush për t’i dhënë mbështetje nga jashtë stadiumit, shkruan IndeksOnline

Një grup i madh i Bluve të Londrës kanë dalë afër stadiumi ‘Stamford Bridge’ për ta përkrahur klubin e zemrës.

Ndeshja mes Chelseat dhe Realit zhvillohet nga ora 21:00./IndeksOnline/