Çikat e djemtë, Chelsea klubi i parë në histori…

Chelsea është skuadra e parë në histori që do t’i ketë në finalen e madhe të UEFA Champions League si djemtë ashtu edhe çikat.
Blutë e Londrës kanë siguruar finalen e madhe të Stambollit pasin mposhten Real Madridin në ‘Stamford Bridge’ me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline
Chelsea are the first team ever to have a men's and women's team make the Champions League final in the same season ? pic.twitter.com/QSEXWW8qah
— B/R Football (@brfootball) May 5, 2021
Në finale ekipi i Thomas Tuchelit do të luaj kundër Manchester Cityt.
Por, Chelsea në finale ka edhe ekipin e grave. Ato kanë eliminuar Bayern Munchen për ta siguruar finalen – ku do të luajnë kundër Barcelonës.
Chelsea – Manchester City zhvillohet më 29 maj, kurse Chelsea – Barcelona më 16 maj./IndeksOnline/