75 Mall Live Search
11:08 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Vitia ia kthen Tahirit: Përse s’i keni blerë ju vaksina kur ishit 10 muaj zëvendëskryeministër?

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në senacën e Kuvendit ia ka kthyer replikën kryetarit të GP të AAK-së, Besnik Tahirit, i cili pyeti pse nuk e ka nënshkruar kontratën ende për blerjen e vaksinave.

Ministri i Shëndetësisë, Vitia e pyeti Tahirin përse nuk u furnizua Kosova me vaksina antiCovid19 gjatë periudhës kur ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë e kaluar.

Vitia tha se është në krye të MSH-së tash e 45 ditë.

“Janë 45 ditë që kemi flluar si Qeveri, janë me të drejtë sygjerimet e juaja me ble 1.2 milionë vaksina, ju keni qenë zëvëndëskryemisnistër për 10 muaj pse nuk i blejtë? Shumë vende tjera kanë filluar procesin e vaksinimit ma herët se ne, pse nuk i blejtë ju dhe e di saktë se ju jeni njoftuar shumë mirë për negociatat për vaksina dhe unë prapë po ju them atë që ju kam thënë edhe në mbledhjen e kaluar, po kam thënë shpejt por në muajin maj dhe sot jemi më 6 maj dhe më 4 maj ka ardh një kontigjent dhe kam thënë që gjatë majit do të filloj procesi i vaksinimit dhe nuk do të ndalet, për këtë ju garantoj”, tha ai.

Po ashtu, Vitia tregoi se masat e ndërmarrë 12 ditore kanë pasur efektivitet të madh në zbritjen e numrit të të infektuarve.

“Unë jam shumë i lumtur sot që mundem të deklaroj që ka ekspert të tillë që me 12 ditë të intervinimit të masave të rekomanduar nga ta kemi zbritur shifrat e të infektuarve të cilat janë sot”, tha ai./IndeksOnline/