75 Mall Live Search
11:21 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Donika Gërvalla i drejtohet PDK-së: Ju jeni pikërisht përgjegjës që prijësit tuaj ndodhen në Hagë

Ministrja e MPDJ-së, Donika Gërvalla në seancën e Kuvendit ia ka drejtuar me disa fjalë deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Gërvalla tha se korrupsioni në Kosovë është i instaluar më së shumti nga PDK.

Po ashtu, ajo tha se Gjykata Speciale në Hagë nuk është formuar nga Serbia por nga deputetët e PDK-së.

Sipas saj, asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë veprim për zbardhur krimet e pas luftës në Kosovë.

“Po ju drejtohem juve deputetëve të PDK-së, korrupsioni nuk është narrativë e jona.

Qeveria jonë është zgjedhur për të luftuar korrupsionin e instaluar më së shumti nga ju, Partia Demokratike e Kosovës, kjo është narrative e  juaja kurse është narrative e  jonë është luftimi i korrupsionit që instaluat ju.

Gjykata Speciale nuk është e instaluar nga Serbia por e instaluar nga ju, përse është e instaluar nga ju sepse ju vetëm që nuk kemi ndërmarrrë asgjë për dënimin e krimeve pas luftës por ju jeni munduar kështu ta evitoni atë dhe ju jeni ata që në këtë formë keni bërë të mundur Gjykatën Speciale, ju e keni votuar atë, nuk ka pikur nga qielli.

Ky koalicon qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatën Speciale dhe tani ju jeni në nevojë për të sqaruar përse e keni bërë këtë.

Ju pikërisht ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj ndodhen në Hagë.

Bëhuni serioz dhe konfrontohuni me të vërtetën tuaj, ju keni kohë por ne nuk kemi”, tha ai./IndeksOnline/