75 Mall Live Search
12:05 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Përplasja në Kuvend nëpërmjet fotografive ku deputetët veç sa nuk u rrahën fizikisht!

Seanca e Kuvendit të Kosovës e mbajtur sot është përcjellur me shumë replika, ofendime e përplasje mes përfaqësuesve të qeverisë Kurti dhe atyre të opozitës.

Dy partitë opozitare PDK dhe LDK kanë lëshuar sallën.

Nga ana e tij, shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se ministrja  e jashtme e Kosovës duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet pasi ‘përfaqëson Serbinë në Kosovë’.

Kjo deklaratë e Tahirit erdhi pasi Gërvalla tha se Specialen nuk e krijoi Serbia.

Më poshtë, ju sjellim momentetet nëpërmjet disa fotografive, ku shihet se deputetët gati sa nuk u rrahën fizikisht.