Mimoza Kusari-Lila: S’ma zë goja t’i them fjalët që i përdori Memli Krasniqi ndaj deputeteve të LVV-së

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila në një konferencë për media ka sqaruar se çfarë ndodhi në Kuvend, pasi deputetët e PDK-së filluan ta lëshojnë sallën, shkruan IndeksOnline.
Kusari-Lila tha se ofendimet dhe cinizmat që i bëhen udhëheqësve të Kuvendit nuk janë për herë të parë.
“Kemi pozitë e opozitë e jo deri të ofendimet e kërcënimet që u dëgjuan nga PDK-ja. Seanca e sotme ka filluar me tension.
Tendenca që Qeverisë me iu mëvësh për mëkatet që i kanë bërë dhe i kanë instaluar vet është e papranueshme”, tha ajo.
Ajo tha se deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka përdorur gjuhë ofenduese e të papranueshme ndaj deputeteve të LVV-së.
“Me keq ardhje nuk mund t’i them fjalët që Memli Krasniqi i ka drejtuar në drejtim të deputetëve të LVV-së, nuk e besoj që duhet të thuhen publikisht. Memli Krasniqi sot ka treguar se nuk ka as nivelin minimal të mirësjelljes në veçanti ndaj deputeteve gra dhe ministers Gërvalla.
Britmat, sharjet e ofendimet që bëri nga vendi ku ishte ishin të padëgjueshme për mua.
Kurse, z.Peci u ngrit në këmbë për të ndalë në një mënyrë kërcënimet e sharjet ndaj Gërvalles, për t’i dal në mbrojtje dhe sharjet kanë eskaluar ku u grumbulluan edhe të tjerët. Ka pasur shyerje, nuk ndodhi përleshja, kur u krijua turma dhe u intesifikuan sharjet dhe ofendimet vazhdimisht.