“Kryt ta heki” Capital T reagon pas tensioneve në Kuvend

Reperi i njohur Capital T ka ndjekur seancën e Kuvendit që është mbajtur sot.
Aty u krijua një situatë e tensionuar pas deklaratave, shkruan Indeksonline.
Seancën e kanë lëshuar deputetët e LDK-së dhe PDK-së ndërsa gjatë daljes nga seanca ka vazhduar tensionimi i situatës, në mes të deputetit të PDK-së Hajdar Beqa dhe atij të LVV-së, Besim Muzaqi.
Deputeti i PDK-së, Beqa dëgjohet duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi “Kryt ta heki”. Kësaj fjale i ka reaguar Capital T me një pyetje.
“Edhe sa”, shkruajti reperi në mbishkrimin e videos./Indeksonline/
