75 Mall Live Search
21:09 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Kurti në 24 vjetorin e rënies së Luan Haradinajt: Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi ka kujtuar dëshmorin e kombit, Luan Haradinaj në 24 vjetorin e rënies së tij.

Kurti ka shkruar se Luan Haradinaj e  kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në 24 vjetorin e Luanit

Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë. Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare.

Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë. Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas.