Abdixhiku: VV nuk po mund ta kapërcejë 14 shkurtin, duhet ta kuptojnë që janë në pushtet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai beson që LVV nuk po mund ta kapërcej ende 14 shkurtin dhe se duhet ta kuptojnë që janë në pushtet, transmeton Indeksonline.
“Nuk arrijnë ende ta kapërcejnë 14 shkurtin ta kuptojnë që nuk janë opozitë por janë pushtet, pushtet që i ka krejt, i kanë 50 për qind të votave, 50 për qind të deputetëve në parlament.”
“Ata mund të kalojnë ligje të ndërtojnë politika të mira, por sjelljen e kanë më tepër konfliktuoze e shmangie të problemeve, sikur duan të jetojnë në krizë e në përplasje të vazhdueshme. E krizën e vetme që kanë e kanë me pandeminë, dialog.”
“Unë nuk pres që Brenda 45 ditëve të bëhen këto zgjidhje por pres që skena të tregojë shembull, në veçanti liderët politik. Lideri nuk është vetëm për të dhënë zgjidhje të menjëhershme por për të prirë”, tha ai në Klan Kosova./Indeksonline/