Shembet një pjesë e objektit të FSHMN-së (Foto)

Është shembur një pjesë e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës.
Arsyeja e shembjes së murit është punimet që po kryhen nga një operator ekonomik në këtë pjesë, raporton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës të cilat kanë bërë sigurimin e vendit.

Informacionet e para tregojnë se nuk ka asnjë person të lënduar./IndeksOnline/
