75 Mall Live Search
13:58 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / B O

Grupi rock “Coldplay” prezanton para astronautit këngën e re

Grupi britanik Coldplay zgjodhi një mënyrë shumë të veçantë për të bërë me dije se ata kanë gati këngën e fundit të titulluar “Higher Power”.

Grupi rock, i njohur për këngët hit “Paradise” apo “Viva la Vida”, u lidh me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) për të folur me astronautin francez Thomas Pesquet, i cili rrëfen sesi është jeta në hapësirë.

Ata gjithashtu ndanë për publikun një performancë të regjistruar të këngës së tyre të re, ku duken hologramë shumëngjyrësh që kërcejnë duke ndjekur ritmin e këngës.

Ata ngjasojnë me të tjera krijesa të hapësirës.

Një performancë e ofruar për astronautin në hapësirë, i cili pa dyshim e shijoi.

“Tani për tani ne nuk jemi në gjendje të luajmë për askënd në Tokë, kështu që ne menduam se do të luanim vetëm për ty”, u shpreh Chris Martin gjatë bisedës me astronautin.

Coldplay do të hapë edhe ceremoninë e BRIT Awards, duke performuar këngën e re.