75 Mall Live Search
09:32 / E Diele, 09 Maj 2021 / Blerim

Penguan zhvillimin e ndeshjes të kategorisë Superiore, Policia shqiptare arreston dy persona!

Dje Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy shtetas shqiptarë që penguan zhvillimin e ndeshjes Tirana – Kastrioti.

Perosnat me iniciale, A.V dhe G.V në bashkëpunim me njëri tjetrin janë futur në fushën e lojës të stadiumit, “Selam Stërmasi” duke penguar procesin e rregullt të ndeshjes së xhiros së 32’të në kategorinë Superiore, shkruan IndeksOnline

Si për t’i mos i mjaftuar kjo, dy të dyshuarit u përleshën edhe me Policinë, ku tentuan të i iknin atyre.

Personat në fjalë janë arrestuar dhe dërguar në stacionin e Policisë së shteti.

Pas këtij incidenti ndeshja vazhdoi në mënyrë të rregullt, ku Tirana triumfoi me rezultati minimal 1:0 ndaj Kastriotit.