Formacionet e mundshme: Juventus – AC Milan

Sot me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Juventusit dhe Milanit, duel ky në kuadër të xhiros së 35’të në Serie A.
Juventusi dhe Milani luftojnë për të siguruar vendin e dytë në tabelën e Serie A, pasi të dy skuadrat kanë nga 69 pikë, shkruan IndeksOnline
Ndonëse gara për titull ka përfunduar pasi Interi dhe zyrtarisht është shpallur kampion, këto dy skuadrat tentojnë të fitojnë promovimin në Ligën e Kampionëve.
Më poshtë formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:
Juventus, 4-4-2: Szczesny, Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro, Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Chiesa, Morata, Ronaldo.
AC Milan, 4-2-3-1: Donnarumma, Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez, Bennacer, Kessie, Saelemaekers, Diaz, Calhanoglu, Ibrahimovic.