75 Mall Live Search
12:33 / E Diele, 09 Maj 2021 / Blerim

UEFA gati për të caktuar vendin se ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve!

UEFA është e gatshme të diskutojë zhvendosjen e finales së Ligës së Kampionëve nga Stambolli në Wembley të Anglisë.

Chelsea dhe Manchester City do të takohen me 29 maj në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve në Turqi, por shteti turk është në listën e kuqe për Covid-19 në Britani, shkruan IndeksOnline

Sipas ‘The Sun’ UEFA është e pajtimit që ndeshje të zhvillohet në Angli për faktin se lojtarët, stafi dhe tifozët nga të dy klubet do të duhet të karantinohen për 10 ditë pas mbërritjes në MB nëse do të udhëtonin në Turqi për ndeshjen.