75 Mall Live Search
19:51 / E Diele, 09 Maj 2021 / AR

VIDEO/ Momenti kur dëgjohen krismat e armëve në Zubin Potok

Gjatë ditës së sotme në Zubin Potok, atletët kosovar të grupit “Kosovo Mountain Club” kanë qenë cak i sulmit të armatosur.

Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, ku pjesë e grupit të sulmuar ishte edhe ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Tani kanë dalë edhe pamjet teksa dëgjohen krismat e armëve në Zubin Potok.

Donika Kadaj-Bujupi përmes një postimi në Facebook u bëri thirrje insitucioneve që të reagojnë dhe të marrin masa konkrete që këto sulme të vazhdueshme të ndërpriten sa më parë.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani. Ajo e dënoi këtë sulm teksa u shpreh se çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga Drejtori i Policisë së Kosovës që ky rast të hetohet sa më parë.

Sveçla po ashtu kërkoi nga Policia e Kosovës rezultate konkrete drejt përmirësimit të situatës së sigurisë publike në veriun e vendit në mënyrë që të gjitha aktivitetet nga qytetarët e Republikës së Kosovës të zhvillohen pa incidente të tilla./Indeksonline/