Gazeta amerikane zbulon se çfarë “dallaverxhie” është pronari kinez i Milanit
Gazeta prestixhioze amerikane, “The New York Times” ka bërë një hulumtim lidhur me bizneset e pronarit kinez të Milanit, Yonhong Li.
Në hulumtim zbulohet pasuria e dyshimtë e tij dhe proceset e dallavereve që ka bërë ai gjatë viteve. Gazeta zbulon se pasuria e tij nuk është aq e madhe sa e thotë ai.
Poashtu, blerja e Milanit kinse për 750 milionë euro nuk është bërë me këtë shifër, por për më pak para. Gazeta merr vesh se kompania e tij e dyshuar për minieri nuk është në emër të tij dhe se ai ka vetëm pak aksione aty, shkruan Indeksonline.
Yonghong Li në vitin 2015 ishte në proces gjyqësor për shkak të një kredie që nuk kishte arritur ta paguaj.
Në vitin 2013 ai u gjobit me 72 mijë euro për mosdeklarimin e një biznesi për patundshmëri.
13 vjet më parë ai ishte burgosur për disa dallavere të tjera me biznes, por që ishte liruar nga burgu pasi kishte paguar para./Indeksonline/