Zëvendëspresidentja e SHBA-së është mirënjohëse ndaj të gjitha nënave

9 Maji në tërë botën njihet si Dita e Nënës. Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris me rastin e kësaj dite i ka kushtuar një dedikim nënës së saj.
Harris tha se nëna e saj kishte dy qëllime në jetë, të kuronte kancerin e gjirit dhe të rriste atë dhe motrën e saj, shkruan Indeksonline.
Po ashtu Harris u shpreh mirënjohëse ndaj të gjitha nënave që duan, na rrisin dhe na frymëzojnë.
“Nëna ime, Shyamala Gopalan, erdhi nga India në SHBA për t’u bërë shkencëtare. Ajo kishte dy qëllime në jetë: të kuronte kancerin e gjirit dhe të rriste motrën time, Maya dhe mua. Unë jam përgjithmonë mirënjohëse ndaj saj, dhe të gjitha nënave që na duan, na rrisin dhe na frymëzojnë. Gezuar Diten e Nenes!”.