Deputetes së VV-së ia hakojnë faqen e Facebookut, e përmend “deputetin seksist”

Deputetes së Vetëvendosjes, Tinka Kurtit, i është hakuar faqja në Facebook.
Kështu ka njoftuar vetë ajo përmes një postimi, shkruan Indeksonline.
Arsyeja e këtij hakimi, sipas Kurtit, është për disa raportime në lidhje me fjalimin e saj në Kuvend për deputetin e PDK-së, Ardian Kastratin, të cilin e quajti “deputet seksist”.
Njoftimi i plotë:
Të dashur,
Më lejoni t’ju njoftoi se faqen time në facebook (jo këtë account) e kanë hakuar për shkak të disa raportimeve në lidhje me fjalimin tim në Kuvend për deputetin seksist të postuar edhe në FB.
Shpresoj në mirëkuptimin tuaj. Ky është sulm i ulët ndaj lirisë së shprehjes.
