Grabitje e armatosur në Postën e Mitrovicës

Raportohet se dje në rrugën Elbasani – Mitrovicë Jugu ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Policia sqaron se punëtori i një poste, ka raportuar se derisa e kishte dërguar një porosi te një klient me veturën me targa vendore, tre persona të panjohur të maskuar me maska anti Covid nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para.
PK-ja njofton se të dyshyarut kanë ikur në drejtim të panjohur. Kësisoj, rasti vazhdon të jetë nën hetime. /Indeksonline/
fotoilustrim