75 Mall Live Search
10:40 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

Kërkohet paraburgim për personin që shkeli dy fëmijë për vdekje në Carralevë të Shtimës

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit V.M., i cili gjendet në ndalim që nga data 09 Maj 2021.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me datë 09 Maj 2021, në rrugën Ferizaj- Shtime, në fshatin Carralevë, derisa ishte drejtuar automjetin e tipit “Volksëagen Golf” nga pakujdesia, ka shkelur ligjin mbi trafikun publik, ka rrezikuar jetën e njerëzve, duke vepruar në kundërshtim me dispozitën e nenit 53.1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ku i njëjti nuk i’a ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit kushteve në rrugë, ashtu që godet dy fëmijët, tani të ndjerët, të cilin ishin jashtë rrugës, ku me ç’rast ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).