75 Mall Live Search
13:48 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

E turpshme: Deponia e mbeturinave afër shkollave e ambulancës në Prizren!

Në vazhdimësi flitet e bëhen kampanja për vetëdijësimin e qytetarëve për mos hedhje të mbeturinave në vende të pacaktuara.

Mirëpo jo gjithherë ato kanë efektin e vet, e madje ka edhe raste më të rënda kur deponi të mbeturinave të grumbulluara gjithandej qyteteve ndodhen fare pranë vendbanimeve.

Një rast të tillë e kemi në Prizren, kur një depo e mbeturinave ndodhet në lagjen “Bajram Curri”

Siç tregojnë qytetarët e kësaj komune për IndeksOnline, ata kanë bërë kërkesë që kjo deponi e cila ndodhet afër tri shkollave dhe ambulancës  të pastrohet, por se një kërkesë e tillë ka hasur në vesh të shurdhër.

Në video shihet grumbulli i mbeturinave në një pjesë të madhe të një toke.

IndeksOnline ju sjell pamje: