Barcelona shpërdoron rastin për të marr kreun, ndalet nga Levante

Barcelona është ndalur në ndeshjen si mysafir ndaj Levantes.
Katalonasit kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e javës së 36-të të La Ligas, shkruan Indeksonline.
Barca kishte epërsi të dyfishtë në pjesën e parë me golat e shënuar nga Messi (25’) dhe Pedri (34’).
Levante barazoi rezultatin me anë të Melero (57’) dhe Morales (59’).
Barca kaloi përsëri në epërsi me anë të Dembele në minutën e 64-të.
Golin e barazimit për Levanten e shënoi Leon shtatë minuta para fundit të ndeshjes.
Me këtë barazim, Barca mbetet në vendin e dytë me 76 pikë, një më pak se Atletico që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/