Dua shkëlqeu, 2 çmime rrëmbeu … fansat s’i harron pas “Brit Awards”, i falenderon!

Dua Lipa vazhdon të jetë njëra ndër artistet më të pëlqyera gjithandej.
Çmimet që ajo rrëmbeu mbrëmë në “Brit Aëards”, padyshim që e kanë lumturuar atë.
Me anë të një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, interpretuesja e hitit “Don’t start now”, ka falënderuar gjithë fansat e saj për mbështetjen e vazhdueshme.
Këngëtarja u vlerësua me çmimet “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë”, shkruan IndeksOnline.
Ndryshe, mbrëmë Lipa në tapetin e kuq me një fustan të verdhë me tyl lejla, kombinuar me geta të zezë, këpucë të larta dhe flokët e gufuara, një stil tipik i Amy Winehouse.