Gjyqtari rekordmen, Nuza referon për herë të 5-të finalen e Kupës së Kosovës

Finalja e Kupës së Kosovës, Llapi – Dukagjini referohet sonte nga gjyqtari Genc Nuza.
Kjo është hera e 5-të që gjyqtari nga Prishtina do të ndajë drejtësinë në këtë nivel, duke thyer rekordin e kolegëve të tij kosovarë.
Finalja e parë që kishte referuar Nuza, është zhvilluar në vitin 2014 mes Feronikelit dhe Hajvalisë, shkruan Indeksonline.
Kjo është lista e plotë e finaleve:
2013/14 Feronikeli – Hajvalia
2016/17 Llapi – Besa
2018/19 Feronikeli – Trepça89
2019/20 Prishtina – Balkani
2020/21 Llapi – Dukagjini
/Indeksonline/