Real Madrid e “shkel” Granadan, gara për titull në La Liga ende e hapur

Skuadra e Real Madrid ka fituar me shumë lehtësi kundër Granadas.
Ekipi i Zidanes shënoi fitore me rezultat 1:4, transmeton Indeksonline.
Golat për Real Madridin i shënuan: Modric, Rodrygo, Odriozola dhe Benzema.
Kurse për Granadan të vetmin gol e shënoi Molina.
Me këtë fitore, Real Madridi arrin kuotën e 78 pikë, dy më pak se lideri Atletico Madrid.
Deri në përfundim të La Ligas jane edhe dy ndeshje, çdo gjë mbetet e hapur për titull./Indeksonline/